Kapllanaj: Hapësirë për negociata në PD, me 2 kandidatë pak shanse për të fituar
Kandidati për kreun e bashkisë Mallakastër komentoi dhe zgjedhjet e 14 majit, ku shtoi se ulet mundësia për të fituar nëse garojnë dy kandidatë nga e njëjta forcë politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se shpreson që deri në zgjedhje PD të bashkohet dhe të dilet në të gjitha bashkitë me një kandidat të vetëm.
Pa përmendur emra, Kapllanaj tha se brenda PD ka persona që e dëmtojnë partinë
“Kur futesh në një garë dhe brenda forcës tënde politike ka një kandidat tjetër nuk është një gjë që të shton optimizimin. Ulë shanset në çdo bashku ku janë dy kandidatë. Mallakastra nuk është një zonë që mbahet si bastion i PD, është PS që e mban si bastionin e vet por qytetarët e Mallakastrës kanë ditur të zgjedhin.
Ata kalojnë përtej bindjeve politike kur vjen puna për kreun e pushtetit vendor. Ata zgjedhin atë që punon për t dhe kujdeset për ta. Edhe në këtë rast ata do të dinë të zgjedhin pavarësish se sa kandidat do të jenë.
Unë shpresoj se deri në fund në të gjitha bashkitë e vendit, PD të dalë me një kandidat të përbashkët. Ka kohë janë edhe katër muaj kohë për të gjetur një kandidat të përbashkët. Besoj se gjithmonë ka hapësira për negociata. Sigurisht që edhe brenda forcës tonë politike ka interesa të ngushta e personale që i kalojnë ato të PD dhe mbrojnë interesat e tyre. Ata do vazhdojnë t’i mbrojnë dhe pse janë të vetëdijshëm se e dëmtojnë PD-në”- theksoi ai.
Ndër të tjera ai theksoi se: PD është e vetmja alternativë sot që mund të qeverisë vendin nesër. Në momentin që ne jemi të përçarë vetëm se i japim mundësi Edi Ramës që të fitoj disa bashki më tepër që do ta dëmtonte rëndë imazhin e Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta