Karamuço detaje për operacionin në Fushë Krujë: 3 persona janë larguar drejt Dubait
Gjatë një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në lidhje me aksionin e SAPK në Fushë Krujë, ku u godit një grup i dyshuar për trafik droge.
Karamuço shpjegoi tre persona dyshohet se janë larguar drejt Emirateve, ndërsa 11 urdhra arresti, janë ekzekutuar.
Ai tha se zona e fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës është dyshuar prej kohësh si vend i kultivimit të Cannabis sativa dhe i aktiviteteve kriminale, përfshirë edhe vrasje me pagesë ndërsa u shpreh se grupi dyshohet se ka dërguar drogë në vende të ndryshme të Evropës.
Karamuço thekson se aktiviteti i tyre shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine ndërsa shpjegoi se hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit të siguruar nga SkyECC.
“Edhe vet SPAK doli në deklaratë për këtë operacion. Në 24 orët e fundit, forcat operacionale dhe të ndërhyrjes së shpejtë kishin filluar lëvizjet, që tregonte një operacion të madh. Sot u finalizua me 14 urdhra arresti; tre persona dyshohet se janë larguar drejt Dubait, ndërsa 11 urdhra u ekzekutuan. Ne e kemi thënë prej kohësh se zona e Fushë Krujës dhe Malësisë së Krujës, krahas vrasjeve me pagesë, ishte përfshirë në kultivimin e Cannabis sativa. Ky grup dyshohet se dërgonte drogë në vende të ndryshme të Evropës dhe shpërndante kokainë përmes linjave të tjera. Grupi është i gjeneratës së dytë, i fuqizuar dhe i sofistikuar. Aktiviteti i tyre thuhet se shtrihej në disa vende të Evropës dhe lidhej edhe me Amerikën Latine. Hetimet u koordinuan me Turqinë, Malin e Zi dhe vendet e tjera përmes informacionit nga SkyECC. Dy ose tre elementë të grupit dyshohet se janë me rrezikshmëri të lartë dhe janë larguar drejt Emirateve”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026
Shtohen alergjitë nga pickimet e insekteve, mjeku: Kujdes nga grerëza!
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë
- 17:54 Trump: Jemi në negociata intensive me Iranin. Nëse s’do të ketë rezultat, do përgjigjemi ashpër
- 17:45 Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur
- 17:43 Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike
- 17:35 Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
- 17:35 Raporti i INSTAT: Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona u lënduan në 6 muajt e parë të 2026