Karamuço: Paraburgimi i pamundëson Veliajt drejtimin në mënyrë efikase të bashkisë

22 Mars 2025 | 20:57

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me polemikat që u shfaqën ditët e fundit mbi delegimin e kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sipas tij, situata ku ndodhet Veliaj në paraburgim ia vështirëson drejtimin e institucionit, duke bërë që të përfundojmë në situata të tilla. Ai theksoi se, duke qenë i burgosur, Veliaj nuk ka mundësi ose aftësi për të drejtuar në mënyrë efikase.

“Janë raste të veçanta, sigurisht, momenti kur një kryetar bashkie duhet të drejtojë institucionin nga një ambient izolimi, nga një ambient paraburgimi, ku nuk ka as aftësitë dhe as mundësinë për të drejtuar në mënyra efikase dhe të drejtpërdrejta të gjitha shërbimet dhe punët e bashkisë. Kjo krijon një frustrim të madh,” tha Karamuço.

Sipas tij, delegimi nuk mund të bëhej në momentin e arrestimit, pasi koha është e pamjaftueshme dhe në rastet e arrestimit nuk mund të mendohet për kalim kompetencash.

“Arrestimi nuk ka zgjatur shumë për t’i dhënë mundësinë atij për të kaluar kompetencat. Nuk mund të bëhet në atë moment kjo gjë, sepse momentet e arrestimit nuk lënë kohë për t’u marrë me çështje të tjera,” tha Karamuço.

Në lidhje me konfuzionin e urdhërave, Karamuço u shpreh se kjo vjen për shkak të kushteve ku ndodhet Veliaj dhe se ndoshta ai është keqinformuar nga jashtë, pasi mund të ketë pasur zëra nga jashtë që i kanë thënë se i deleguari i tij nuk po vepron sipas kërkesave dhe porosive që ai vetë i ka dhënë.

“Ky ngërç i madh që të komandosh nga Durrësi, Tiranën, duhet ta bësh përmes një personi të besuar, i cili merr kompetencat dhe më pas të kontrollosh se si ky funksionar po i përmbush korrekt këto kompetenca ndërkohë që ai është i izoluar. Duket sikur Veliajt i kanë ardhur zëra nga jashtë që i kanë thënë se i deleguari që ka lënë nuk po merret me ato që i ka thënë ai, apo po shkarkon personat e tij që ka pasur si krah të djathtë. Kështu, kalon në një ngërç shkresash, duke bërë pingpong me to, duke hequr njërin dhe vënë tjetrin, dhe kështu krijohet një problematikë. Shumë po pyesin pse është përfshirë kryeministri, por mos harroni se është bashkia më e madhe e vendit dhe administrimi i shërbimeve kërkon stabilitet, duke pasur parasysh rreth 11 mijë punonjësit që ka. Nëse e lë pa kokë, është problematike,” tha Karamuço.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Veliaj i hoqi kompetencat Anuela Ristanit për t’ia kaluar Sara Goxhajt, vendim që më pas u anulua dhe kompetencat iu rikthyen sërish Ristanit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026