Shkarkimi i Goxhaj dhe Dokushit nga Ristani, avokati: Shkresat janë të paligjshme

22 Mars 2025 | 21:50

Avokati Kujtim Ibraj ka folur në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me shkresat e shkarkimit për nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës Sara Goxhaj dhe Sekretarin e  Përgjithshëm, Alban Dokushi.

Sipas avokatit Kujtim Ibraj, këto dy shkresa të firmosura nga ana e kryetares së deleguar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin e Punës. Ai shton se të shkarkuarit, Sara Goxhaj dhe Alban Dokushi, mund ta fitojnë çështjen në Gjykatën Administrative.

“Shiko neni 153 i Kodit të Punës, i cili flet për ndërprerjen e marrëdhënieve financiare në mënyrë të menjëhershme. Për mendimin tim si avokat, këto dy urdhra janë në kundërshtim me ligjin dhe besoj se Gjykata Administrative do t’i hedhë poshtë të dyja, pasi nuk kanë bazë ligjore. Kodi i Punës ka afatet e veta dhe parashikon procedura për paralajmërimin e shkarkimit nga puna. Besoj se këto dy urdhra janë në kundërshtim me ligjet në fuqi, pasi nuk ka një interpretim të saktë dhe nuk shpjegohet motivi i lirimit nga puna. Në momentin që unë shoh këtë shkresë, mendoj se duhet të ketë një motivacion të qartë për shkarkimin nga puna”, tha avokati.

Avokati Ibraj bëri dhe shpjegimin e ligjit, duke theksuar se sipas tij këto shkarkime janë bërë duke përdorur një rregullore, por që gjithsesi shprehet se u mungon baza ligjore.

“Është i pavlefshëm si urdhër. E vetmja bazë ligjore që kanë përdorur këta është rregullorja, e cila është bazë ligjore për delegim. Të gjitha veprimet e tjera janë nul dhe të pavlefshme. Po ashtu, edhe rregullorja përcakton afatin kohor, sepse zv/kryetari me delegim nuk ka kompetencat e kryetarit, pasi kjo nuk lejohet. Në asnjë nen të ligjit 139 nuk flitet për kompetencat e zv/kryetarit, por vetëm për ato të kryetarit, mandatin e kryetarit, përfundimin e mandatit të tij dhe kur ai largohet nga posti”, tha avokati Ibraj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026