Karnavalet e Nartës, festa pagane që pason Pashkën ortodokse

17 Prill 2023 | 16:38

“Vitet kalojnë por banorët e zonës së Nartës vijojnë ta mbajnë të gjallë tradicionine tyre sa i përket karnavalave në ditët e Pashkës. Janë tre ditë festë të cilat nisin menjëherë pas festimit të pashkëve. Këtë vit ashtu si edhe vitet e tjera të shumë janë ata që kanë ardhur edhe nga jashtë vendit pikërisht për t’ju bashkuar festës dhe për të ruajtur këtë traditë kaq të vjetër të zonës së Nartës”,- tha Ebrieta Maçaj, gazetare e Euronews Albania

Sheshi kryesor i fshatit është vendi ku banorët mblidhen për të festuar karnavalet, ndërsa simbol janë kostumet tradicionale të zonës, të cilat janë trashëguar brez pas brezi.

“Jetoj në Athinë, kisha 11 vite pa ardhur për pashkë dhe po qaj nga gëzimi, mezi po e prisja gjithë këtë. Çdo vit sa të mundemi do e mbajmë gjallë. Nuk ka shumë njerëz por ne që jemi që kemi ardhur po mundohemi ta mbajmë gjallë”,-tha vajza me maske si burrë.

“Kostumi im është tradicional grek, e një kalorësi, karnavalet kanë kuptimin e ngjalljes së Krishtit.  Po mundohemi ta mbajmë gjallë me gjithë çunat e rin që janë do ja dalim mbanë,”- djali me maskë të bardhë.

 “200 vjet përpara karnavalet dhe jo të tilla karnavale ishin 36 veta karnavalet dhe neve nuk kërcenim këtu gjezdisnim gjithë fshatin tre ditë dhe kërcenin nuset edhe vajzat nëpër lagje. Vetëm mos të humbasë”.

“Kënaqësi e madhe , sytë të mbushura i kam nga gëzimi. Ka ndryshuar, ndryshojnë vit për vit e kemi traditë. Edhe sivjet kanë ardhur plot”,- zonja e ulur me flokë të bardha.

“Kemi ardhur për pushime, mbas shumë viteve . Jetojmë jashtë ne Angli dhe fëmijët është hera e parë që e përjetojnë këtë gjë, është traditë. Për partnerin tim që është nga Narta janë rritur me këto tradita dhe donim tua tregonim edhe fëmijëve sesi festohet pashka në Nartë”,- tha zonja me lule ne kokë.

“Nga viti në vit ndryshojnë se kishim shumë njerëz tani mungojnë. Tre grupe kishim tani u bë një, vishen edhe gratë tani se mungojnë burrat. Më përpara visheshin vetëm burrat tani që mungojnë vishem edhe gratë për ta bërë festën më të bukur,”- burri me kapele.

Së bashku me Pashkët fshati i Nartës feston dhe Karnavalet, një festë pagane prej shumë vitesh. Karnavalet e Nartës, nisin pikërisht në ditën e diel të pashkëve, ndërsa vijojnë për tre ditë me radhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026