Karta e studentit: Në Kosovë dhe Itali më shumë përfitime se në Shqipëri
Disa studentë në Shqipëri, Kosovë dhe në Itali, kanë treguar për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania përfitimet që kanë nga një kartë studenti.
Paola Ymet, studente në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja tregoi se nga shërbimet e një karte studenti në Tiranë, u ofrohet shumë pak. Ajo tha se jo të gjithë studentët janë të pajisur me një kartë studenti.
Sa i përket aboneve për transport Ymeti u shpreh se për të marrë një të tillë, duhet të presësh me orë të tëra në radhë.
“Studentet zgjedhin të mos marrin, pasi ka radhë të gjata për të marrë një abone”, tregoi ajo.
Ndërsa, Fatlind Azizi, Përfaqësurs i Parlamentit Studentor në Prishtinë tha se studentët në Kosovë pajisen me kartë studenti nga universiteti që në vit të parë dhe se prej tyre kanë përfitime.
“Të gjithë studentet pajisen me të që kur fillojnë universitetin, çdo fakultet jep kartën. Në biletat e autobusit në nivelin ndër-urban apo brenda Kosovës është një lehtësi 50 cent apo 1 euro. Abonetë i kemi 2 apo 3 euro më lirë se çmimi vendosur”, tha ai.
Sakaq, Kryetarja e Unionit Studentor në Shkup, Nermine Hamidi tha se transporti publik për studentët është falas, por vetëm për studentët në universitete shtetërore.
Azizi shtoi se studentët paguajnë vetëm 20 euro në muaj për konvikt dhe 15 euro në mensë.
Ndërkohë, studenti shqiptar në Itali, Alberto Paloka tha se në këtë shtet studentët përfitojnë 50% ulje për transportin.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës