KAS rrëzon ankimimin e PD-së për koalicionin Shtëpia e Lirisë

7 Shkurt 2022 | 10:33

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PD-së për të mos regjistruar  koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.  Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme, e cila zhvillua me dyer të mbyllura.

Të shtunën, PD ankimoi vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit.

PD nënvizon se ka qenë jo e ligjshme kërkesa e depozituar në KQZ, nga LSI për regjistrimin e koalicionit, pasi Komisioni i Rithemelimit dhe PDK nuk janë regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme vendore. Sipas PD Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston e regjistruar as si parti politike.

Të premten, KQZ vendosi që Komisioni i Rithemelimit të mbetet jashtë koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Sipas KQZ, emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Rama publikon mesazhin e mbështetësit: Dorëhiqu Kryeministër se e bëre Shqipërinë të njohur ndërkombtarisht  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në ditën e 27-të të protestës qytetare që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit...
07:59 | 26/06/2026

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026