Kasa: Rritja e çmimeve të hoteleve e pajustifikueshme, lumë akuzash nga tifozët

11 Maj 2022 | 09:24

Zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, ka sjellë një rritje të çmimeve të shërbimeve që ofrojnë hotelet në Tiranë.

Për kryetarin e Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa këto rritje çmimesh nuk janë të justifikuara

Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Kasa tha se me rritje të “çmendura” të çmimit mund të dëmtohet imazhi turistik i Shqipërisë.

Ai shtoi se mund të mos ketë një rast të dytë që vendi të mirëpresë një aktivitet të tillë, teksa tifozët e Romës dhe Fejnordit kanë lëshuar lumë akuzash në drejtim të UEFA-s.

“Unë e shoh në imazhin që i shkakton turizmit dhe destinacionit kjo rritje e çmendur çmimesh. Jemi kundër sepse është një rritje që nuk justifikon asgjë. Mund të rritet 3, 4 apo 5-fish por jo 20-fish. Dëmi që shkaktohet dhe imazhi që krijohet është shumë negative në vazhdimësi për sektorin e turizmit. Kam diskutuar me përfaqësues të federates, nuk do ketë më një rast të dytë sepse ankesat janë lumë nga tifozëria në drejtim të UEFA-s”, u shpreh Kasa.

Ndërsa, për ekspertin e ekonomisë, Igli Tola çmimi vendoset në bazë të kërkesës dhe ofertës.

Sipas tij, kur çmimet rriten në mënyrë abuzive, mund të ndërhyjë shteti, ndonjë autoritet ose ai që paguan më shumë do e përfitojë shërbimin e caktuar.

“Si çdo sektor tjetër në ekonomi, edhe sektori i hotelerisë funksionin në bazë të kërkesës dhe ofertës. Kemi një bum kërkesash, janë 20 mijë bileta por mund të ketë edhe numër më të madh tifozësh. Kemi një kërkesë mbi kapacitetin akomodues që mund të ketë Tirana. Ka konsumatorë të cilët do duhet të luftojnë me njëri-tjetrin për të siguruar një dhomë hoteli. Se kush do ta marrë e kush jo, bëhet në bazë të çmimit, ose do jetë shteti përcaktues, ose do jetë një autoritet që do e përcaktojë çmimi ose ai që oferton më së shumti do ketë më shumë mundësi. Parimisht, ekonomia shqiptare nuk humb”, tha Tola.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022