Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur se emri i Lulzim Bashës nuk është më si kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike.
Kaso tha në Euronews Albania se momentalisht është Komisioni i Rithemelimit që figuron se është organ drejtues i kësaj force politike.
Ai tha gjithashtu se po kryhen procedurat për regjistrimin e emrit të Sali Berishës si kryetar i ri i PD-së.
“Dokumentat në KQZ janë me firmën e kryetarit të PD-së, Sali Berishës. Jo vetëm për shkak të vendimeve të Komisionit të Rithemelimit, por për shkak edhe të vullnetit të demokratëve, pasi Berisha është zgjedhur me parimin një anëtarë një votë.
Do të kalojë në ratifikim në gjykatë për depozitim në regjistrin e partive politike, por për efekt ligjor kërkon kohën e vetë. Ne shpresojmë se ndoshta këtë javë do të përfundojë si procedurë. Për të qenë të kopsitur edhe formalisht, do të duhej të përfundonte procesi i çregjistrimit të organeve të vjetra të PD-së, të simboleve të vjetra dhe mbi të gjitha edhe të kryetarit të vjetër.
Emri i Lulzim Bashës nuk është më si kryetar i PD në regjistrin e partive, por është Komisioni i Rithemelimit. Deri në këtë moment, më pas do të bëhen procedurat për të shkuar te emri i Sali Berishës si kryetar i PD”, tha Kaso.
LEXONI GJITHASHTU:
- Raporti i DASH për biznesin/ Basha: Radiografia fatale e një qeverie të korruptuar
- A do ketë kandidat për zgjedhjet në Himarë? Përgjigjet Basha