Kastori euroaziatik shfaqet pas 200 vitesh në Kosovë, fotografi: Si arrita ta filmoj

31 Mars 2025 | 19:38

Gjatë një interviste për emisionin “People” në Euronews Albania, fotografi Arian Mavriqi ka zbuluar se ka filmuar për herë të parë në Kosovë kastorin euroaziatik.

Mavriqi tha se kastori euroaziatik ka qenë i zhdukur në Ballkan për rreth 200 vjet por kohët e fundit ishte parë në Serbi dhe Kroaci, ndërsa tashmë është regjistruar edhe në kamerat e tij kurth në një zonë të Kosovës.

“Është kastori euroaziatik, një gjitar gjysmë-ujor që jeton kryesisht në ujë. Ky kastor ka qenë i zhdukur për rreth 200 vjet në të gjithë Ballkanin. Kohët e fundit, është parë në Serbi dhe Kroaci, ndërsa ne e filmuam në rajonin e Kosovës, afër Fushe-Kosovës. Lokacionin e mbajmë të fshehur për arsye të ruajtjes së tij, pasi nuk dëshirojmë që ta ekspozojmë ende në Shqipëri.

Mavriqi tregon se një banor i zonës i kishte dhënë informacionin për disa pemë që dukeshin të prera si me sopatë, dhe se kishte vendosur kamerat për të monitoruar situatën.

“Kur pashë se ishte i pranishëm në Serbi dhe Kroaci, kisha shpresë të madhe se mund të ishte edhe te ne. Mora disa fotografi nga një banor i zonës, që kishte parë drunj të prera si me sopatë dhe ishte habitur. Kur i pashë ato, ishte një moment i madh gëzimi, sepse kuptova që ishte kastori. Më pas vendosëm kamerat dhe arritëm ta filmonim. Megjithatë, nuk dimë ende nëse është çift, apo vetëm një individ,” tha Mavriqi.

Pas vendosjes së kamerave, ai arriti të filmonte dhe të dokumentonte shfaqjen e kastorit euroaziatik në Kosovë.

“Në vitin 2008, u bë një projekt për rikthimin e kësaj specieje, dhe një rast i fundit ishte në Çeki, ku u shpenzuan miliona euro për ndërtimin e një diga për një liqen. Ata arritën në përfundimin se vendi më i mirë për ndërtimin e digës ishte aty ku kishte qenë më parë kastori, sepse ai është një “inxhinier” i shkëlqyer digash, duke ushqyer gjithashtu me rrënjë pemësh dhe zambakë uji”, tha fotografi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026