Katalonja rrezikon thatësirë totale, turizmi ka ndikuar negativisht

2 Shkurt 2024 | 17:45

Katalonja po i afrohet një emergjence thatësire. Në Barcelonë, presioni i ujit tashmë është zvogëluar për të shmangur shkurtimet e furnizimit, dhe burimet e ujit të qytetit kanë mbetur bosh.

“Në Katalonjë, ne kemi tashmë tre zona ujore në statusin e emergjencës që prej gushtit dhe shtatorit, por në këto momente ne po hyjmë në zonën me popullsinë më të lartë në rajon”, tha Anna Barnadas, sekretare e Veprimit të Klimës në Qeverinë e Katalonjës.

Uji për konsum shtëpiak në Barcelonë është i garantuar. Megjithatë, përdorimi i tij do të kufizohet në 200 litra në ditë për banor në fazën e parë të emergjencës. Nëse asgjë nuk ndryshon, deri në qershor, uji në dispozicion mund të mos jetë i mjaftueshëm për të plotësuar kërkesat e konsumatoreve.

“Me përpjekjet që bëhen nga njerëzit në të gjithë sektorët dhe popullsinë individuale, ne kemi arritur të vonojmë pak statusin e emergjencës, dhe shpresojmë që të gjithë do të jenë të përgjegjshëm për vendin gjatë kësaj vështirësie”, tha Anna Barnadas, sekretare e Veprimit të Klimës në Qeverinë e Katalonjës.

Do të duhej të binte shi vazhdimisht për nëntëdhjetë ditë këtë pranverë për t’i dhënë fund situatës së thatësirës në Kataloni. Parashikohet një verë me kufizime. Në Barcelonë, ardhja e tre milion turistëve e ka kthyer situatën veçanërisht sfiduese.

Porti i Barcelonës po përgatit objektet e tij për të akomoduar anijet e çisternave për të furnizuar qytetin, por anijet e tjera janë një shqetësim, Kroçerat të cilat zbarkojnë mijëra turistë në qytet çdo ditë… Sipas vlerësimeve një pasagjer në anijet e lundrimit konsumon nga 200 deri në 400 litra ujë në ditë.

Por thatësira prek të gjithë pellgun e Mesdheut. Edhe në Andaluzia gjithashtu parashikohet një verë me kufizime të medha. Falë impianteve të shkripëzimit dhe objekteve të rigjenerimit të ujit, Katalonja ka arritur të ‘krijojë’ ujë për të mbuluar 60% të nevojave të zonës metropolitane.

Vetëm një kulturë e re për përdorimin e ujit mund të garantojë furnizimin e ardhshëm. Sepse uji nuk bie nga qielli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026