Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza
Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, deklaroi se si Hamasi ashtu edhe Izraeli kanë shprehur vullnetin për të respektuar armëpushimin në Rripin e Gazës, pavarësisht përplasjeve të fundit.
Al Thani u shpreh se shkeljet e armëpushimit ishin “të pritshme”, por theksoi se të dyja palët mbeten të angazhuara për zbatimin e marrëveshjes.
“Ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për të siguruar që armëpushimi të respektohet. Angazhimi i SHBA-së ka qenë kyç në këtë proces,” tha ai gjatë një fjale në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork.
Deklarata e tij vjen pas urdhrit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për sulme intensive në Gaza, pasi ushtria izraelite raportoi se militantë të Hamasit kishin qëlluar ndaj trupave në Rafah, në jug të territorit. Si përgjigje, Izraeli goditi disa objektiva ushtarake, ndërsa Hamasi mohoi përfshirjen në incident dhe riafirmoi përkushtimin ndaj armëpushimit.
Sipas autoriteteve lokale, të paktën 104 palestinezë, mes tyre 46 fëmijë, u vranë dhe mbi 250 të tjerë u plagosën gjatë sulmeve izraelite gjatë natës së fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë