KE: Ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë

2 Mars 2022 | 10:55

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar aktivizimin e Direktivës për Mbrojtjen e Përkohshme, në mënyrë që të ofrojë ndihmë të shpejtë dhe efikase për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë.

Sipas këtij propozimi, personat që ikin nga lufta do të kenë mbrojtje të përkohshme në Bashkimin Evropian (BE), që do të thotë se do të marrin leje qëndrime, do të kenë akses në arsim dhe në tregun e punës.

Është një masë e jashtëzakonshme për të ofruar mbrojtje të menjëhershme dhe të përkohshme për personat e zhvendosur nga vendet jashtë BE-së dhe ata që nuk janë në gjendje të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi me këtë rast se Evropa qëndron pranë atyre që kanë nevojë për mbrojtje.

“Të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë. Ne do të ofrojmë mbrojtje për ata që kërkojnë strehim dhe do të ndihmojmë ata që kërkojnë një rrugë të sigurt për në shtëpi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian prezantoi udhëzime operacionale që synojnë të ndihmojnë rojet kufitare të shteteve anëtare për të menaxhuar në mënyrë efektive mbërritjet në kufijtë me Ukrainën, duke ruajtur një nivel të lartë sigurie.

Udhëzimet rekomandojnë gjithashtu që shtetet anëtare të krijojnë korsi të veçanta për ndihmë emergjente për të kanalizuar ndihmën humanitare dhe për të lejuar hyrjen në BE, mbi baza humanitare.

Sipas të dhënave zyrtare të KE-së, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, mbi 650,000 njerëz kanë ikur në vendet fqinje anëtare të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU: 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024