Gazetari: Pse e ‘goditi’ Ministria e Jashtme ambasadoren Kim
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për largimi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim është kthyer në temë diskutimi në studiot televizve.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania gazetari Ferdinand Dervishi tha se kjo po bëhet për kreun e SPAK pasi ka informacione se ambasadorja po influencon që në krye të këtij institucioni të vendoset një amerikan. Nga ana tjetër ai tha se Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e ka personale pasi ka një çështje në SPAK.
Kjo gjë është kundërshtuar nga pedagogu Roland Lami.
Pjesë nga diskutimi:
Ferdinand Dervishi: E para ka të bëjë me kreun e SPAK sepse ka në informacione se ambasadorja po influencon që të krye të vendoset një i Ambasadës Amerikane. Ky është problemi që ka dalë. Dhe kjo ndërhyrje e fortë u bë për t’u ju thënë atyre që votojnë se kujdes se Kim dhe pak ditë është, dhe hesapet i kemi ne. Kjo është personale e Olta Xhaçkës sepse ka një çështje në SPAK
Roland Lami: Media mundohet të fryjë një gafë se nuk ka këllçe njeri të shkoj më tej se nuk ja lejon. Për sa i përket asaj që thuhet se po ndihmon në zgjedhjet e SPAK.
Ferdinand Dervishi: Sa vjet ke që nuk jeton në Shqipëri, po doli Kryeministri e tha publikisht që këtej nga PS s’keni punë merruni me PD dhe Metën.
Roland Lami: A mund ta mbaroj.
Ferdinand Dervishi: Po doli Kryeministri publikisht e tundi vendin.
vijon…
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge