“Ke futur duart në buxhet”- Bardhi dhe Sinaj përplasen në Këshillin e Mandateve
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh këtë të mërkurë për të diskutuar mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mbledhja u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit Sinaj dhe Gazment Bardhit.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e akuzoi deputetin socialist se përdor karrigen e deputetit për të marrë para nga buxheti i shtetit për kompanitë e tij private. Në përgjigjen e tij, Sinaj iu kundërpërgjigj duke thënë se ka bërë biznes të ndershëm dhe nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit.
Pjesë nga debati:
Gazment Bardhi: “Ke futur të dyja duar në buxhetin e shtetit. Ti e përdor karrigen e deputetit që të marrësh lekë nga buxheti i shtetit për kompanitë e tua private. Ndërsa unë e përdor pozicionin e deputetit për të mbrojtur buxhetin e shtetit, ndërsa ti je hajdut që ke vjedhur buxhetin e shtetit. Ti je individ që në kundërshtim me Kushtetutën, ke futur duar në buxhetin e shtetit dhe nuk je këtu të na bësh pyetje ne.”
Vullnet Sinaj: “Unë s’jam i akuzuar. Unë jam ai që akuzoj atë që ka shkatërruar pronën e shtetit. Nuk i ke thënë punës mirëmëngjes një ditë. Nuk të toleroj. Unë s’kam vjedhur, bëj biznes të ndershëm. Sikur të bënin të gjithë biznes të ndershëm siç bën biznesi im. S’të lejoj fare ty, se ti ke gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe do vjellësh tërë jetën. Do e tregojë historia punën tënde.”
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet