“Mos kini frikë, çështja në GJK”- Bardhi përplaset me Sinaj: Ke kërcënuar deputetët!

4 Shtator 2024 | 12:16

Vullnet Sinaj dhe kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi janë përplasur në mbledhjen e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e një grupi deputetësh të opozitës lidhur me mandatin e deputetit socialist.

Opozita pretendon se Sinaj është në shkelje të Kushtetutës pasi ka përfituar fonde publike dhe sipas Bardhit, çështja e mandatit të tij duhet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

“Deputeti ka 2 ndalime. Deputetit nuk i lejohet të jetë aksioner aktiv, edhe kur nuk bën transaksione me shtetin në një kompani apo shoqëri tregtare. Këtë detyrim ju e keni përmbushur. I vetmi detyrim që ju nuk keni përmbushur është detyrimi sipas pikës 3. Kushtetuta thotë deputetit nuk i lejohet. Kjo lehtësia me të cilën ju thoni kam marrë vetëm 3 milionë lekë, mjafton që ne ta mbyllim këtë debat. S’keni pse të keni frikë, çështjen ta shqyrtojë Kushtetuesja. Nëse ju mendoni se ne gënjejmë, atëherë le të jetë Gjykata që do të vendosë”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër Sinaj u justifikua se është një donator, i cili prej 20 vitesh është marrë me biznes. Ai nuk i ka kyrsyer akuzat ndaj Bardhit, për të cilin tha se ka shantazhuar deputetët e opozitës për t’i marrë firmën për çështjen e mandatit të tij. Ai paralajmëroi gjithashtu se do të përplasjes edhe në mandatin e ardhshëm me Bardhin.

“Për gjithë shqiptarët them se unë kam qenë biznessmen që prej 20 vitesh dhe në politikë kam hyrë në të mirë të vendit tim, sa dhe rrogën time e kam bërë donacion për njerëz në nevojë. Më vjen keq që qenka lodhur zoti Bardhi dhe nuk ka gjetur 100 milionë lekë të miat të dhëna për Buxhetin e Shtetit për tërmetin në Shqipëri.

Ne të dy e dimë shumë mirë, ty as të tutë nuk të besojnë. Nuk të kanë dhënë firmën. i ke shantazhuar, dole në televizor në datën 6 dhe kërkesën e depozitove në datën 8, sepse nuk kishte firmat. Por me shumë gjasa ne do të përplasemi edhe mandatin tjetër bashkë”, tha Sinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026