KE përjashton 21 universitete hungareze nga programet Erasmus dhe Horizon

10 Janar 2023 | 20:41

Komisioni Evropian ka vendosur të pezullojë fondet Erasmus dhe Horizon për 21 universitete hungareze të drejtuara nga fondacione të lidhura me qeverinë.

Në prill 2021, këto universitete u shndërruan në “fondacione të interesit publik” të drejtuara nga njerëz të afërt me kryeministrin Viktor Orbán.

Shkak i pezullimit është bërë prania e figurave politike dhe atyre pranë qeverisë Fidesz në bordet drejtuese, si dhe mungesa e transparencës në përdorimin e fondeve europiane.

Ky vendim nuk vlen për qendrat që kanë nënshkruar kontrata përpara datës 15 dhjetor, datë kur Komisioni vendosi të ngrijë fondet. Komisioni do t’i riaktivizojë këto programe sapo Hungaria “të korrigjojë parregullsitë”.

Budapesti, nga ana e tij, ka premtuar reformimin e ligjit, por tani për tani ka vendosur vetëm që politikanët që janë pjesë e fondacioneve të mos mund të votojnë për çështje të caktuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026