Kë preferojnë shkodranët në krye të PD-së
Më shumë shkodranë do e votonin Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do të ishte Sali Berisha (34,9%) sesa po të ishte Lulzim Basha (12,8%).
Katër në pesë (80%) votues në Shkodër nuk do e votonin Partinë Demokratike nëse kryetar do të ishte Lulzim Basha.
Tre në pesë (59,3%) zgjedhës shkodranë nuk do e votonin Partinë Demokratike nëse në krye të saj do të ishte Sali Berisha.

Anketa e Barometrit tregoi se thuajse 70% e qytetarëve shkodranë që në zgjedhjet e fundit votuan Partinë Demokratike, do e votonin atë përsëri nëse kryetar do ishte Sali Berisha.
Një në katër (23,2%) votues të djathtë në Shkodër, do votonte Partinë Demokratike me në krye Lulzim Bashën.
Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona