KE: Shënkolli, burg i përkohshëm për të dënuarit me probleme mendore

29 Prill 2022 | 10:48

Në nëntor, qeveria vendosi të mbyllë burgun e Zaharisë ku vuanin dënimin të burgosurit me problem mendore. Të gjithë u trasferuan drejt Shënkollit i cili u përshatat për këtë kategori të dënuarish.

Për këtë situatë, Këshilli i Europës ka përgatitur një raport. Delegacioni ka qëndruar tre ditë në Shqipëri dhe ka konstatuar fillimisht se Zaharia nuk plotësonte asnjë kusht për të qënë një institucion që të trajtonte të sëmurët.

Sipas rekomandimeve, as burgu i Shënkollit nuk është zgjidhje përfundimtare edhe pse kjo nismë është mbështetur nga Këshilli Europian.

Shënkolli duhet të jetë i përkohshëm dhe qeveria të gjejë një zgjidhje tjetër për një vend të përhershëm.

Për burgun e Lezhës rekomandohet që të shtohet staf i specializuar që trajtojnë të burgosurit me probelme mendore dhe të kryhet trajtim individual për secilin.

Një rekomandim tjetër i rëndësishëm është trajtimi i diferencuar mes meshkujve dhe femrave si dhe te respektohet çdo e drejtë e tyre.

Rreth 200 të burgosur të cilët kanë probleme të shëndetit mendor qëndrojnë në burgun e Shënkollit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026