KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit për në Kushtetuese
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të dy kandidatëve Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimi.
Vendimi është marrë dje në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditëspasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin z. Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Altin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati. Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin z. Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese z. Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq