Këlliçi-qytetarëve: Votoni, zgjedhjet janë të një rëndësie jetike për kryeqytetin

14 Maj 2023 | 18:18

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të dalin të votojnë.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se këto zgjedhje janë të një rëndësie jetike për kryeqytetin.

Ai shtoi se duhet të kalohet shifra 40% e pjesëmarrjes së votuesve.

“I drejtoj një thirrje të gjithë qytetarëve, dilni merrni pjesë masivisht në votime. Është një shans i artë që duhet ta kap çdo i ri dhe e re në qytet. Këto zgjedhje janë të një rëndësie jetike për kryeqytetin.

Shifrat e para tregojnë se jemi në kufijtë e 40% të pjesëmarrjes, do të duhet të kalojmë këtë shifër duke e rritur pjesëmarrjen.  Finalja po luhet, tashmë mbetet vetëm për të festuar. Dilni votoni, ndryshimi është në duart tuaja”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026