Këmbëzbathur në ferr/ “Vojcek” ju pret në premierën absolute në Teatrin Kombëtar

6 Shtator 2023 | 17:30

Në datat 8, 9 dhe 10 shtator në Teatrin Kombëtar do të shfaqet “Vojcek”, vepra e shkruar në 1836 nga dramaturgu, aktivisti, shkencëtari dhe mjeku gjerman Georg Büchner, e cila mund të konsiderohet si drama e parë sociale në Gjermani

Ende aktuale në realitetin e sotëm, Neritan Liçaj shprehet se “vojcek” është drama e madhe shoqërore e një shoqërie në kalbëzim.

Flet më tepër për një realitet shoqëror, të kalbur i cili pasojat i jep tek njeriu qytetar që e kthen atë në kriminel, pra shpërbën njeriun. Është një realitet i kalbur i cili ndikon drejtpërdrejt në jetët e njerëzve, siç është pak a shumë Shqipëria tani, është një komb që po tret përdit, ky është fakt historik.

Vojcek, ndonëse e papërfunduar pas vdekjes së Büchner, është vepra përgjegjëse për shumicën e zhvillimeve të Teatrit perëndimor që nga viti 1913.

“Vet autori ka qenë një nga pasardhësit e lëvizjes ‘Stuhi dhe Vrull”. Është një nga pasardhësit që ja hoqën pak lavdinë në kuptimin e mirë të fjalës, stuhi dhe vrull dhe romantizmin dhe e sollën dramaturgjinë shumë pranë tokësores dhe Büchner,  është një nga përfaqësuesit më dinjitozë të asaj rryme letrare dhe dramaturgjikë, por që vdiq herët dhe këtë pjesë nuk arriti ta mbylli”- tha Neritan Liçaj.

Kuniaki Ida, regjisori japonez ka përshtatur dramën tek e cila çdo brez ka gjetur një pasqyrë të botës në të cilën jetojmë.

“Unë mendoj se i flet çdo lloj spektatori sepse është e vertetë dhe konkrete.

Une mendoj se i flet cdo lloj spektatori, sepse eshte e vertete dhe konkrete.

Pjesë e kastit së zbuluar deri më tani janë Neritan Liçaj, Elia Zaharia, Arben Derhemi, Igli Zarka, Erjona Kakeli, Adelina Muça, Donald Shehu dhe Genti Deçka.

Shfaqja vojcek ju fton ne nje botë enigmatike, ku linjat midis mendjes së shëndoshë dhe çmendurisë mjegullohen, dhe relitetet e ashpra te varfërisë dhe shtypjes zënë qendrën e vëmëndjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026