“Kemi bërë punën edhe për kundërshtarët”, Rama: Nuk ikim pa futur vendin në BE

5 Nëntor 2025 | 12:03

Kryeministri Edi Rama tha se progres raporti i KE për Shqipërinë tregoi që vendi është në rrugën e duhur drejt objektivit për të mbyllur në 2027 negociatat me BE-në për anëtarësimin.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE në vendin tonë Silvio Gonzato, Rama u shpreh se qeveria e tij ka bërë punët dhe për kundërshtarët politikë dhe se PS nuk do të largohet nga pushteti pa e bërë Shqipërinë pjesë të BE-së.

“Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Sa më pranë BE të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë. Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë. Kjo e jona nuk do të shkojë pa sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026