“Kemi ca lajme të mira”, Pango: Jemi më të “djegurit” për Europën!

1 Dhjetor 2023 | 21:57

Profesori Ylli Pango komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania që treguan se qytetarët shqiptarë kryesojnë listën e vendeve më pozitive ndaj BE-së krahasuar me çdo vend tjetër europian dhe të rajonit.

Por pavarësisht mendimit pozitiv për Bashkimin Europian, qytetarët shqiptarë mendojnë që anëtarësimi ynë nuk do të jetë i afërt.

Sipas Pangos, të dhënat janë realiste pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve janë bërë pesimistë për shkak të pritjes së gjatë, por nga ana tjetër ne mbetemi kombi më “i djegur” për Evropën për shkak të izolimit të gjatë 45-vjeçar.

“26 për qind kanë një lloj optimizmi për 5 vjet dhe pjesa tjetër vazhdojnë të jenë pesimistë. Pjesa më e madhe janë bërë pesimistë, kjo është një lodhje e stërgjatë. Edhe ata që janë optimistë, sepse kanë dëgjuar ca fjalë të mira kohët e fundit, ka thënë edhe një fjalë Soreca; në dhjetor kemi ca lajme të mira. Unë shpresova edhe vete, të presim. Jemi më të djegurit për BE, jemi më të izoluarit për 45 vjet në mënyrën më absurde. Maqedonia, Mali i Zi, kosovarët ishin shumë më të lirë për lëvizjen në Evropë, për ne ka qenë mollë e ndaluar, ndaj edhe e idealizojmë. Ne jemi të djegur për Evropën”, tha Pango.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025