“Kemi lidhje historike me SHBA”- Zelensky reagon sërish pas përplasjes me Trump
Një ditë pas takimit të tensionuar me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjete sociale.
Teksa ka shpërndarë intervistën e dhënë në FoxNeës pas debatit, Zelensky ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Ukraina ka marrë nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë ai ka theksuar gjithashtu nevojën për një angazhim më të fortë të SHBA-së në mbështetje të vendit të tij.
Ai falënderoi gjithashtu Trump dhe Kongresin amerikan për ndihmën që kanë ofruar, duke theksuar se mbështetja amerikane ka qenë “jetike për ta ndihmuar Ukrainën të mbijetojë.”
“Jam mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tyre, e cila ka qenë jetike për të mbijetuar,” shkroi Zelenskyy në “X”.
“Por është e rëndësishme që të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar qëllimet tona të përbashkëta,” shtoi ai.
Në postimet e tij të tjera, Zelensky falënderoi popullin amerikan për ndihmën që ka ofruar, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis dy kombeve. Ai theksoi se marrëdhënia mes Ukrainës dhe SHBA-së nuk është thjesht një lidhje mes dy liderëve, por një lidhje historike dhe e fortë mes popujve.
“Populli amerikan ndihmoi në shpëtimin e popullit tonë. Njeriu dhe të drejtat e njeriut janë të parat. Ne jemi vërtet mirënjohës. Ne duam vetëm marrëdhënie të forta me Amerikën dhe me të vërtetë shpresoj se do t’i kemi”, shkroi Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit
Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 09:20 Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur