“Kemi ngarkesë të tepërt”, Basha bashkëbisedim me mësuesit: Qeveria ka dështuar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar sot me mësues, të cilët po përballen me vështirësi të shumta për shkak të pandemisë.
Ai tha se qeveria ka dështuar në planin e saj për të menaxhuar situatën për pandeminë. Kryedemokrati tha se shifrat tregojnë se të infektuarit po rriten çdo ditë, dhe se mësuesit vijojnë të punojnë në kushte të vështira.
Sipas tij, pavarësisht thirrjes së PD-së për të testuar mësuesit për Covid-19, qeveria nuk ka bërë asnjë hap para në këtë drejtim.
“Ne i propozuam disa hapa. Të bënte testim masiv për të gjithë mësuesit. Këtë nuk e shpikëm ne, por e bëri edhe Kosova. Pastaj testime periodik. Të merreshin masa si dezinfektimi i ambienteve, ujin e rrjedhshëm që vazhdon të mungojë. Qeverisë i ka dalë jashtë kontrollit pandemia dhe ka dështuar në menaxhimin e pandemisë”, tha ai.
Mësuesit gjatë bashkëbisedimit i thanë Bashës së po përballen me kushte të vështira. Ata shtuan se puna e tyre nuk vlerësohet sa duhet, pavarësisht ngarkesave dhe orëve të zgjatura.
“Kemi filluar një vit të vështirë, e nisëm me vullnet dhe me pasion, por ky pasion po keqpërdoret nga qeveria. Po shkelet apo rrezikohet shëndeti apo dhe deri tek jeta e mësuesit. Nuk vlerësohet puna e mësuesit. Ka ngarkesë të tepërt mësimore. Nuk na tremb, por nuk jemi vlerësuar sa duhet”, u shpreh një mësuese.
Gjithashtu z. Basha u zotua para mësuesve se brenda mandati katër vjeçar, Partia Demokratike do të arrijë ta bëjë realitet pagën minimale për arsimtarët në vlerën e 700 eurove.
“Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo, është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve. Kur flasim për dinjitetin e arsimtarit, dinjiteti fillon tek paga. Po s’pati pagë nuk ka dinjitet”, tha ndër të tjera Basha.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania