“Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ‘Zvërneci’”, Hita: Është një ngjarje që na turpëron të gjithëve

1 Qershor 2026 | 13:10

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skënder Hita në një konferencë për mediat nga Drejtoria e Policisë së Vlorës ku prezantoi drejtuesin e ri të kësaj policie u shpreh se ngjarja e ndodhur në Zvërnec ishte një mësim për këtë polici.

Hita tha se policia e Vlorës u tregua joprofesionale në menaxhimin e situatës së krijuar 2 ditë më parë në Zvërnec me marrjen zvarrë të një qytetari në sytë e tyre dhe një veprim që turpëron gjithë policinë.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nevojë të nxjerrë mësimet e duhura dhe me të gjitha strukturat policore në varësi të saj duhet të identifikojë problematikat, si edhe të bëjë propozimet përkatëse, qoftë për masa administrative të reja, qoftë kandidatura të reja drejtuese në drejtori dhe komisariate, sipas nevojave.   

Menaxhimi i strukturave, i situatave dhe i problematikave nga ana e drejtuesve të drejtorive dhe komisariateve në varësi, integriteti, transparenca dhe shërbimi ndaj qytetarëve, janë elemente bazë të vlerësimit për ta, por edhe domosdoshmëri për të mos humbur besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

I kërkoj Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, që të jetë sa më e hapur, sa më aktive dhe profesionale në shërbim të qytetarëve dhe në zbatim të ligjit, dhe të mos përfaqësohet kurrsesi dhe në asnjë rast para publikut, me dobësinë e papranueshme të tri ditëve më parë në Zvërnec, ku Policia u shfaq e fjetur dhe joprofesionale, duke mos ndërhyrë në kohë për të parandaluar marrjen me forcë të qytetarit apo duke mos identifikuar dhe arrestuar në kohë punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëroi të gjithëve”, tha kreu i Policisë së Shtetit.

Hita u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të përballet me ndëshkim.

“Rezultate përfundimtare të hetimeve do t’i bëhen të njohura opinionit publik më vonë. Policia e Vlorës duhet të jetë  e hapur. Parandalimi i ngjarjeve kriminale, siguria e banorëve, ndjekja e shqetësimeve dhe denoncimeve të qytetarëve, kapja  e personave në kërkim dhe goditja e trafikut të paligjshëm, janë në fokusin tonë. Policia e Shtetit do të jetë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë. Asnjë shkelje ligji nuk do tolerohet. Ky është standardi që kam kërkuar dhe do kërkoj. Kush cenon ligjin apo besimin e publikut do përballet me ndëshkim”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi....
15:36 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026