“Kemi shitur paketa deri në 2025”, operatori turistik: Jemi në panik

9 Mars 2024 | 21:24

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 mars in e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni, por pa dhënë sqarime të tjera.

Eksperti i turizmit Kliton Gërxhani tha në emisionin Review në Euronews Albania se mbyllja e Muzeut Kombëtar të Tiranës, ndërkohë që muzeu arkeologjik i Durrësit dhe ai Etnografik i Krujës gjithashtu prej disa vitesh qëndrojnë të mbyllur i shkakton një dëm shumë të madh turizmit kulturor.

Ai tregoi se turoperatorët kanë shitur paketa turistike deri në 2025 ku në turet që ata shesin muzeu kombëtar është A-ja për t’u vizituar.

“Më thoni një alternativë në Tiranë që e zëvendëson Muzeun Kombëtar. Turet tani na fillojmë, nuk dimë si tua shpjegojmë apo kompensojmë turistëve, është panik, të gjen të papërgatitur”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
22:27 | 08/07/2026

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026