English

“Kemi të drejtë të mbrohemi”- Irani reagon pas sulmit izraelit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irani ka bërë thirrje për hakmarrje pas një sulmi izraelit të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku dy ushtarë iranianë humbën jetën. Ndërkohë, Teherani deklaroi se ka “të drejtë dhe është i detyruar të mbrohet,” por SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë kundër këtij reagimi. Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Teherani të mos hakmerret, mes frikës në rritje për një përshkallëzim në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -

“Iranit i kërkohet të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit, në mënyrë që ky cikël luftimesh të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm. Shtetet e Bashkuara nuk ishin pjesëmarrëse në këtë operacion. Qëllimi ynë është përshpejtimi i diplomacisë dhe ulja e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme. I bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit,” – deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Izraeli “ka të drejtë të mbrohet kundër agresionit iranian,” ndërsa gjithashtu i bëri thirrje Teheranit që të mos hakmerret.

“Duhet të shmangim përshkallëzimin rajonal dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje. Irani nuk duhet të kundërpërgjigjet,” – tha Starmer në samitin e Commonëealth-it në Samoa.

Edhe vende të tjera, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dënuan sulmet kundër Iranit.

Sulmet izraelite kishin në shënjestër bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran. Këto sulme erdhën si përgjigje ndaj një sulmi iranian të 1 tetorit ndaj Izraelit, i cili goditi bazat ushtarake dhe infrastrukturën civile. Izraeli deklaroi se është në “gadishmëri maksimale” për çdo përgjigje hakmarrëse nga Irani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?