“Kemi ushtarë që s’flejnë”- Thirrjet ekstremiste në facebook që arrestuan radikalin

12 Prill 2023 | 11:32

Shtetasi Gentian Çollaku, është arrestuar me urdhër të SPAK pas dyshimeve të arsyeshme të bazuara mbi prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se nëpërmjet disa adresave në rrjetet sociale, jo me emrin e tij, është konstatuar se ky shtetas ka bërë postime me thirrje radikale.

Në një postim të siguruar nga rrjetet sociale në menaxhim të tij, është postuar një thënie në mbështetje të ISIS, e shoqëruar me një foto të xhihadistëve në mbështetje të Shtetit Islamik.

“Nëse nuk ndalen së luftuari ndaj nesh, atëherë dijeni se ne kemi ushtarë të cilët nuk flejnë”, shkruhet në foto.

Hetimi në lidhje me rastin ka nisur nga SPAK në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, të cilët i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg’’.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  me vendimin nr. 31 datë 11.04.2023 ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026