Këngëtarja e njohur, Taylor Swift thirret në gjyq
Taylor Swift është thirrur në gjyq si pjesë e një çështjeje ligjore mes aktorës Blake Lively dhe regjisorit Justin Baldoni, lidhur me akuzat e ngacmimit seksual dhe hakmarrjes në lidhje me filmin “It Ends With Us”.
Swift, një mikeshë e ngushtë e Lively-t, është përmendur në shkëmbimet e mesazheve të përfshira në padinë e Baldonit, i cili ka kërkuar 400 milionë dollarë për shpifje kundër Lively-t dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.
Një mesazh që është përfshirë në këtë paditje përfshin një shkëmbim mes Baldonit dhe Lively-t, ku Baldoni shkruan:
“Më pëlqen shumë ajo që bëtë. Ndihmon shumë. E bën shumë më argëtues dhe interesant. (Dhe do të ndihesha kështu pa Ryan dhe Taylor).” Ky mesazh është përdorur si pjesë e kundërpadisë së Baldonit ndaj Lively-t dhe Reynold.
Një zëdhënës i Swift ka reaguar për këtë çështje, duke theksuar se Taylor Swift nuk ka pasur asnjë rol në produksionin e filmit “It Ends With Us”. Ajo nuk ka qenë e përfshirë në përzgjedhjen e aktorëve, në krijimin e filmit, as nuk ka ofruar muzikë për të. Zëdhënësi gjithashtu sqaroi se përfshirja e Swift në këtë çështje lidhet me lejimin e përdorimit të këngës së saj “My Tears Ricochet”, një licencim i zakonshëm që përfshin 19 artistë të tjerë.
Për më tepër, zëdhënësi i Blake Lively tha se Baldoni dhe ekipi i tij ligjor po përpiqen të shndërrojnë një çështje serioze të ngacmimit seksual në një temë për tabloidët, duke e bërë atë më tërheqëse për mediat. Lively ka akuzuar Baldonin për ngacmim seksual dhe manipulim të medias për të dëmtuar reputacionin e saj gjatë promovimit të filmit “It Ends With Us” në vitin 2024.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore