Kërcënim i mundshëm i Shqipërisë nga Irani, përgjigjet në konferencë me gazetarët Ministri i Brendshëm

3 Prill 2026 | 10:41

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka folur këtë të premte në një konferencë me gazetarët mbi paralajmërimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi kërcënime të mundshme nga Irani.

Lamallari tha se është një komunik standard i drejtuar disa vendeve.

Në konferencën për gazetarët paraditen e sotme, ministri deklaroi se pavarësisht kësaj është bërë vlerësimi i riskut dhe janë marrë një sërë masash për garantimin e sigurisë publike në sheshe dhe vende kritike.

 “Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme për vlerësimin e riskut bazuar në shërbimet e inteligjencës, por edhe një plan masash jo vetëm për sigurinë publike në sheshe dhe vendndodhje kritike, ku janë përfshirë agjencitë ligjzbatuese dhe shërbimet e inteligjencës. Duke pasur parasysh dhe mesazhin e ambasadës amerikane komunikova me strukturat e policisë, njësinë Antiterror, për të më informuar për masat e marra dhe komunikimin me përfaqësues të zyrës së sigurisë së ambasadës. Mu komunikua se nga ambasada iu është thënë se ky është paralajmërim standard i cili i është drejtuar edhe vendeve të tjera. “-tha Lamallari

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë pasditen e së mërkurës lëshoi një paralajmërim se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ambasada ndër të tjera theksoi rëndësinë e raportimit të çdo aktiviteti të dyshimtë pranë autoriteteve lokale dhe kontakteve të saj diplomatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026

“Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë

Briseida Çakërri deputete e PS-së së Vlorës ka folur këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania lidhur me protestën në ditën...
22:15 | 04/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026