Kërcënimi i Trump mbi tarifat, Starmer: Një luftë tregtare nuk i intereson askujt
Në kërcënimin e tij të fundit për tarifa, Trump tregoi se ato do të ishin hakmarrje për vendosjen e javës së kaluar të një numri simbolik trupash nga vendet evropiane në Grenlandë – megjithëse ai gjithashtu sugjeroi se po i përdorte tarifat si levë për të negociuar me Danimarkën.
Qeveritë evropiane thanë se trupat udhëtuan në ishull për trajnimin e sigurisë në Arktik në përgjigje të shqetësimeve të vetë Trumpit në lidhje me ndërhyrjen nga Rusia dhe Kina .
Starmer të hënën e quajti kërcënimin e Trump për tarifa “krejtësisht të gabuar” dhe tha se një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt.
Ai shtoi se “të jesh pragmatik nuk do të thotë të jesh pasiv dhe partneriteti nuk do të thotë braktisje e parimeve”.
Gjashtë nga tetë vendet e synuara janë pjesë e Bashkimit Evropian me 27 anëtarë, i cili vepron si një zonë e vetme ekonomike për sa i përket tregtisë. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të dielën se udhëheqësit e bllokut shprehën “gatishmëri për t’u mbrojtur kundër çdo forme shtrëngimi”. Ai pritet të thërrasë një samit më vonë këtë javë.
Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 12:16 Përplasje te Parlamenti, policia ndërhyn për të hapur rrugën, i vjen në ndihmë FNSH
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit