Kërcënoi me armë efektivin e policisë, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 26-vjeçar që lëvizte i armatosur dhe kërcënoi me armë efektin e policisë i cili tentoi ta ndalonte. Në pranga u vu shtetasi R. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas sipas policisë, qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, kur është konstatuar nga një punonjës policie që ishte jashtë orarit të shërbimit.
Në momentin e konstatimit, shtetasi i armatosur ka kanosur punonjësin e Policisë, për ta vrarë.
Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona