Kërcënoi në emision se do vriste Kurtin, arrestohet nga policia e Kosovës rapsodi
Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të enjte shtetasin Nuredin Gashi, një rapsod nga Drenica, pasi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Albin Kurti. Në njoftimin e bërë publik nga ana e autoriteteve të Kosovës thuhet se personi i ndaluar e ka kërcënuar fillimisht kryeministrin përmes një postimi në rrjetin social facebook. Më pas Gashi i ka vazhduar kërcënimet dhe në një transmetim të drejtpërdrejtë në emisionin “DEBAT PLUS’’ më 30 gusht.
Ai është ndaluar për 48 orëme vendim të Prokurorisë Speciale.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”, njofton policia e Kosovës.
Madje në youtube ekziton dhe një këngë me çifteli e rapsodit nga Drenica, e publikuar tre vite më parë, ku sërish ai kërcënon Albin Kurtin.
Në mbishkrimin e videos Gashi shkruan se: “Kush tradhëton atdheun e vetë e pret pushka me fishekë”.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës