Kërcënonte shitëset me thikë dhe u merrte xhiron, kapet pas vjedhjes së tretë 30-vjeçari në Tiranë
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës i dyshuar për tre vjedhje në dyqane të ndryshme me anë të kërcënimit me thikë të shitëseve.
Policia njofton se Igli Bylykbashi ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjëset, duke vjedhur xhirot ditore në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan), ndërsa u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes së tretë në mbrëmjen e së enjtes.
“Menjëherë pas kallëzimit të punonjëses në një njësi të një kompanie telefonike, në Rrugën e Dibrës, se mbrëmë një shtetas kishte vjedhur xhiron ditore pasi e kishte kërcënuar me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan opercionin “Metoda”, ku u kap pak orë pas kryerjes së këtij krimi autori i dyshuar, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia e Tiranës.
Ndërsa janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari i të arrestuarit, nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore në 2 subjekte gjatë muajit dhjetor 2025.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 17:41 “Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave
- 17:34 Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
- 17:26 Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
- 17:26 Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:18 Hajime Moriyasu: Më duhet kohë për të vendosur për të ardhmen time si trajner i Japonisë