Kërkesa e SPAK, Berisha: Akti kundër meje frymëzim për opozitën, vijon beteja
Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi këtë të martë një konferencë për media, ku u ndal tek kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Berisha tha se nëse kërkesa për masë arresti do të vijë në Kuvend, ai do të votojë pro saj.
Më tej ai theksoi se ky akt kundër tij nuk do të ndalë opozitën e cila sipas tij do të vijojë betejën që ka nisur.
Berisha nënvizoi se akti kundër tij është frymëzim për opozitën.
“Vendimi i Kuvendit do të zbatohet nga Berisha sado që ky vendim i SKAP është i paligjshëm i bazuar në vendim të paligjshëm. Nëse Kuvendi pranon këtë vendim të paligjshëm, të bazuar në vendim kushtetutës të paligjshëm është përgjegjësia e tij. Unë do të përputhem me vendimet e gjyqësorit. Përsa i përket opozitës asgjë nuk e ndalon betejën e tyre. Beteja do të zhvillohet në çdo skaj. Ata e shohin si përpjekje për të dëmtuar opozitën. Ky akt kundër meje është një frymëzim për opozitën. Në këtë kontekst ndihem më i motivuar se kurrë”-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin