Kërkesa për të marrë pjesë në mbledhje, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt

22 Shtator 2025 | 11:17

Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kthyer përgjigje Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, lidhur me kërkesën e tij për të qenë i pranishëm dhe për të dhënë objeksionet e tij para votimit në lidhje me shkarkimin e tij.

Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i bëhet me dije Veliajt se, në rast të pamundësisë për të qenë prezent fizikisht, qëndrimet e tij mund ti dorëzojë me shkrim, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen publike.

Ndërkohë burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se nuk është administruar asnjë kërkesë për leje të veçantë.

Për të paraburgosurit, pelqimi paraprak jepet nga prokurori i çështjes.

I nderuar Kryetar,

“Në vijim të kërkesës suaj për t’u njohur, dëgjuar, mbrojtur dhe për të dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ju informojmë se mbledhja do të zhvillohet ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 16:00.

Në rast se nuk do të jeni i pranishëm fizikisht në mbledhje, ju lutemi që observacionet tuaja t’i dorëzoni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije gjatë mbledhjes”, thuhet në shkresën e firmosur nga sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026