Kërkesat e fasoneve kundër falimentit/ Zekja: Shpresa tek grantet, të aplikohen

25 Janar 2024 | 16:03

Bizneset e fasoneve kanë kërkuar ndihmën e qeverisë për të shmangur falimentin. 5 ditë nga takimi me qeverinë, eksperti dhe përfaqësuesi shpreson se ndihmat e paketës së transformimit të industrisë, të aplikohen sa më parë.

Që nga fillimi i vitit, 3000 puntorë të ndermarrjeve të materialeve porositëse, ose siç njihen gjerësisht me emrin ‘fasone’, kanë mbetur pa punë. Sipas sipërmarrësit Florjan Zekja, sektori ka humbur rreth 17% të fitimieve neto për shkak të renjes së euros dhe rritjen e kostove të prodhimit.

“Me të dhënat e fundit që kemi marrë javët e para të janarit kemi pasur një reduktim me diku 3 mijë veta. Situata është shunë dinamike pasi çdo gjë varet nga euro dhe nga shitjet në tregjet ndërkombëtare”-tha Flori Zakja.

Shoqata përfaqësuese e këtij biznesi, ka kërkuar ndihmën e qeverisë për të përballuar situatën. Ajo që synohet tashmë, është një transformim total të sektori për të përballuar luhatshmëritë e tregut rajonal dhe Europian, si dhe për të rritur vlerën e produktit “Made in Albania” I cili deri më sot, konkuron vetëm për lirshmëri të çmimit.

“Paketa e manifakturës e cila u propozua nga shoqata jonë në 2021 dhe u aprovua nga qeveria por të themi të drejtën nuk u aplikua asnjëherë. Ky është një cikël I cili konsiston në një transformim të ndërmarrjeve tona nga fason të thjesht në cikël të plot apo made in Albania.”-shtoi Zekja.

Javën e kaluar, përfaqësues u sektorit u ulën në tavolinën e diskutimeve së bashku me kryeministrin Rama për të dakordësuar masat për suportin e këtij biznesi.

“Kanë kaluar 5 ditë nga takimi. Që nga kjo javë do të filloj skanimi e biznesit të manifakturës deri tani për të parë se cilat janë ato biznese që e kanë filluar këtë modifikim”-theksoi ai.

Ajo që është më emergjentja është garancia sovrane e cila qeveria pretenon të filloj aplikimin në muaj mars.

“Në qoftëse se kërto [ndihma] nuk aplikohen është një rrezik I madh po ashtu edhe nëse vonohen sepse sa më shumë vonohen, efekti i këtyre masave vaniten dhe zbehet me kalimin e kohës.”

Shumë kompani të huaja porositëse tashmë kanë zhvendosur manifakturën nga Shqipëria në tregje më të lira si Egjipti apo Tunizia. Sipas të dhënave, tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, të cilat zënë rreth 29% të totalit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026