Kërkohet analizë shtesë për ndryshimet kushtetuese për vettingun
Në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit u diskutua propozimi për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.
Kjo mbledhje u zhvillua mes debateve të mazhorancës dhe opozitës.
Deputetët demokratë kërkuan shtyrjen e mbledhjes për ta zhvilluar atë në datën 3 nëntor me qëllim që nisma të shqyrtohet njëkohësisht edhe me ndryshimet kushtetuese që ka propozuar Partia Demokratike.
“Duke qenë se do të duhet të caktojmë relatorët dhe ekspertët për të dy nismat. Duke qenë se këto nisma mund apo kanë ndërlidhje me njëra tjetrën, në sensin që mund të kenë ndikime dispozitat te njëra tjetra, ajo çfarë ne propozojmë është që të shtyhet kjo mbledhje dhe të bëhet kjo mbledhje e përbashkët me datë 3”, tha Alfred Rushaj, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kërkesa u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste. Pas refuzimit, demokratët u larguan.
Mbledhja vijoi pa praninë e deputetëve të PD, por zërat kritik për nismën nuk u shuan.
Socialisti Fatmir Xhafaj kishte rezerva për mënyrën se si po bëhen këto ndryshime kushtetuese dhe kërkoi më tepër analizë.
“E gjithë kjo procedurë, ky kalendar që po tentojmë të ndërtojmë dhe të zbatojmë, ka të nevojshme që të na çojë drejt një analize të plotë të situatës aktuale në procesin që jemi”, tha Xhafaj.
Seanca e radhës u caktua më 3 nëntor. Gjatë kësaj mbledhje u caktuan dy ekspertët të cilët do të merren me analizimin e legjislacionit për Zgjatjen e mandatin e Vettingut, Aurela Manastasi dhe Erind Mërkuri.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania