Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO merr vendimin për Pajtime Fetahun
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, duke rrëzuar kërkesën e saj për lirimin nga qelia.
Seanca u zhvillua të mërkurën nën drejtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara, i cili hodhi poshtë pretendimin e Fetahut se kishin përfunduar afatet ligjore të paraburgimit. Ish-gjyqtarja akuzohet nga SPAK se ka marrë para në këmbim të lehtësimit të pozitave penale të anëtarëve të grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan.
Roli i saj në këtë skemë korruptive është zbuluar pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e koduar SKY ECC, të siguruara nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme.
Vetëm pak ditë më parë, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Fetahut, duke e lënë pa ndryshim vendimin për qëndrimin e saj në burg. Ndërkohë, më 28 maj, gjykata e posaçme rrëzoi një tjetër kërkesë të saj për zëvendësimin e masës së sigurisë, pasi Fetahu kishte pretenduar se ishte e sëmurë.
Aktualisht, ish-gjyqtarja ndodhet në Burgun e Grave në Pogradec, në pritje të përfundimit të hetimeve dhe nisjes së procesit gjyqësor ndaj saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës