Kërkoi lirimin nga qelia, GJKKO lë në burg Beqjan: Ka dyshime që mund të largohet

30 Dhjetor 2024 | 13:39

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt për zbutje të masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja e çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve hetimore dhe të paraburgimit për të akuzuarit.

Gjatë seancës, ish-drejtori i SASPAC, Ilir Beqaj, dhe avokati mbrojtës, Ermal Yzeiraj, ishin dakord me zgjatjen e afateve hetimore dhe kërkuan të kryhen disa hetime shtesë, por ndërkohë këmbëngulën në ndryshimin e masës së sigurisë.

Sipas gjykatës, masa nuk mund të ndryshohet në këtë fazë, pasi ka dyshime që të hetuarit mund të largohen nga territori.

Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollaj u arrestuan më 4 korrik të këtij viti me urdhër të SPAK, lidhur me hetimet për dosjen e SASPAC, ku Beqaj dyshohet se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Evropian gjatë kohës kur ishte në krye të kësaj agjencie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026