‘Kërkoi solidaritet’, Balla komenton deklaratën e Ramës në PES
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi në një intervistë për Euronews Albania fjalimin e kryeministrit Rama në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin.
Balla tha se Rama kërkoi më shumë solidaritet brenda familjes europiane për momentet e vështira.
“Ky është Kongresi i Partive Socialiste dhe Demokrate në të gjithë Europës të cilat kanë në themel të tyre solidaritetin. Besoj që të gjithë e dimë që në momente të vështira sikurse ka qenë pandemia, tërmeti dhe tani agresoni rus kundër Ukrianës, kërkojmë më shumë solidaritet dhe apeli i Ramës ishte pikërisht që kohët e vështira kërkojnë më shumë solidaritet. Apele të tilla i bëjnë mirë familjes së madhe europaine”, u shpreh Balla.
“E para e gjithë Europa po përballet me një valë inflacioni luftë dhe nuk ka një moment të ngjashëm që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të bashkëpunojmë për mekanizma të përbashkët të tejkalimit të kësaj situate të vështirë. Inflacioni i luftës është ai që ka shkaktuar rritjen e çmimeve, çmimi i energjisë është një sfidë e përbashkët dhe çmimi i naftës dhe gazit. Në këtë kontekst apeli është solidaritet”, tha më tej Balla.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin u fokusua tek kriza energjitike. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndërkohë që përmendi pandeminë si një periudhë shumë të vështirë që fillimisht morrëm mbështetje nga Turqia.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun