Kërkon lirimin nga qelia, mbahet seanca për Safet Gjicin
Në Gjykatën e Elbasanit po mbahet që prej orës 10:00 seanca për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të Safet Gjicit, ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Kosovës së Lushnjës dhe është i shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Seancën e drejton gjyqtarja Suela Lika, ndërsa pala mbrojtëse e Safet Gjicit ka argumentuar se ai ka vuajtur tashmë një pjesë të konsiderueshme të dënimit, përfshirë periudhën e paraburgimit. Mbrojtja nënvizon gjithashtu se lirimi me kusht duhet të merret në konsideratë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
Gjici, u dënua me 4.5 vjet burg për korrupsion nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, dhe pretendon se tashmë ka vuajtur tre të katërtat e dënimit. Ai u arrestua pas një video-skandali që e tregonte duke kryer akte seksuale me Alma Kaçin në zyrën e bashkisë. Ky skandal çoi në dorëheqjen dhe arrestimin e tij.
Gjici u akuzua fillimisht për abuzim me detyrën, por më pas Apeli ndryshoi akuzën në korrupsion, duke zgjatur dënimin e tij.
Gjykata pritet të vendosë nëse Gjici do të lirohet me kusht, ndërsa ai vazhdon të insistojë për pafajësi.
Pas skandalit, ish-kryebashkiaku i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona