Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton 1500 kredi të buta për 2026, ja kriteret e aplikimit
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot 1,500 kuota të reja për programin e kredisë së butë, në mbështetje të familjeve që synojnë të sigurojnë një banesë në kryeqytet. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së radhës, ku u theksua rritja e numrit të aplikimeve për këtë skemë sociale.
Në fjalën e saj, kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, bëri të ditur se interesi në rritje për programin e subvencionimit të interesave të kredisë ka çuar në planifikimin e kuotave të reja, të cilat do të mbulohen nga fondet e vetë bashkisë në kuadër të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028.
Sipas saj, gjatë thirrjes për aplikime për vitin 2025 u shpallën fitues 1,231 individë dhe familje, të mbështetur nga buxheti i shtetit. Ndërsa 1,500 kuotat e reja synojnë të përballojnë kërkesën në rritje për strehim të përballueshëm.
Programi i subvencionimit të interesave të kredisë u drejtohet familjeve dhe individëve që nuk kanë banesë në pronësi ose disponojnë një sipërfaqe nën normat e përcaktuara të strehimit. Gjithashtu, përfitues mund të jenë ata që nuk kanë kryer tjetërsim prone në pesë vitet e fundit, me përjashtim të rasteve të forcës madhore, si dhe ata që nuk përballojnë normat e interesit të tregut për blerjen e një banese.
Procesi i aplikimit parashikon dy faza. Në fazën e parë, aplikimi kryhet elektronikisht përmes portalit “e-Albania”, me një afat 30-ditor dhe shpallje publike të listave. Në fazën e dytë, aplikantët dorëzojnë dokumentacionin përkatës fizikisht ose me postë, i cili i nënshtrohet verifikimit administrativ brenda 30 ditëve dhe më pas shqyrtimit nga Komisioni i Strehimit brenda 45 ditëve.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë