Këshilli i Legjislacionit shqyrton kërkesën e PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit

6 Tetor 2025 | 11:30

Këtë të hënë është mbledhur Këshilli i Legjislacionit për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Grupi Parlamentar i PD-së ka depozituar kërkesën zyrtare në Kuvend, ku pretendon se Peleshi, që prej zgjedhjes më 12 shtator 2025, ka drejtuar seancat në kundërshtim me normat kushtetuese dhe duke mohuar të drejtat e opozitës dhe duke treguar njëanshmëri të hapur politike në procesin parlamentar.

Me kërkesë të PS-së për të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesën e opozitës, mbledhja u shty për javën e ardhshme.

Relatorët e kësaj çështjeje u caktuan deputetët Damian Gjiknuri dhe Ivi Kaso.

Pas shqyrtimit në Këshillin e Legjislacionit, seancës plenare do t’i paraqiten raportet për votim.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026