Këshilli i Mandateve mblidhet sot për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut
Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet këtë të premte në orën 10:30 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku.
Partia Demokratike dhe kryeparlamentari Niko Peleshi më herët janë përfshirë në debate sa i takon USB-së, e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor.
Gjatë mbledhjes pritet të diskutohet, edhe me prokurorët e SPAK, se si do të trajtohen këto materiale.
Ndërkohë, në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK rendit edhe arsyet se përse kërkon masë arresti ndaj saj.
Në mbledhjen e sotme, zv.kryeministrja ka të drejtë të paraqitet vetë ose me avokatin e saj Ardian Kalia. Në mbledhje marrin pjesë edhe prokurorët e SPAK, të cilët do të paraqesin provat se pse kërkojnë arrestimin e zëvendëskryeministres, e cila mban edhe mandat deputeti.
Burime bëjnë me dije se, përveç prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, në këtë seancë pritet të jetë i pranishëm edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, si dhe prokurorja Dorina Bejko.
Kjo do të shënojë edhe ditën e parë në detyrë për Klodian Braho, i cili do ta nisë mandatin me një përballje të fortë në këtë këshill, ku prokurorët e SPAK do të paraqesin argumentet e tyre.
Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon një afat se kur duhet të mbyllet shqyrtimi ndërsa nga mbledhja e fundit e Këshillit, ka maksimumi dy javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën e parë plenare.
Ligji parashikon vetëm një afat tre-mujor, brenda të cilit, nëse nuk merret një vendim, kërkesa e prokurorisë rrëzohet.
Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi ankimin e kryeministrit Rama.
Gjykata Kushtetuese e riktheu Ballukun në detyrë deri në shqyrtimin e ankimit të qeverisë, e cila kërkon zgjidhjen e konfliktit të kompetencave me GJKKO-në.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro