Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë reagon për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas

25 Janar 2025 | 10:53

Në mes të reagimeve të shumta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka reaguar edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Në një deklaratë, Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i Këshillit për vitin 2025, Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehën ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe dhe solidarizoheshin me besimtarët dhe familjen e Kryepeshkopit.

Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe ka kryer dy mandate si Kryetar i këtij Këshilli (2018-2020 dhe 2024).

Pushoftë në paqe!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat

Gjatë takimit me pensionistët, kryeministri Edi Rama ka paraqitur edhe një herë qëndrimin e qeverisë lidhur me politikat e investimeve të huaja në sektorin e...
08:48 | 02/07/2026

Rama takim me pensionistët: Të gjitha të ardhurat shtesë nga taksat e naftës do të shkojnë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë detaje të reja mbi bonusin e fundit të akorduar nga qeveria për pensionistët, duke u ndalur te burimi i financimit...
08:35 | 02/07/2026

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet (VIDEO)

Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”,...
08:25 | 02/07/2026