Ish-këshilltarët e Bujar Nishanit rrëfejnë njohjen dhe bashkëpunimin me të

1 Qershor 2022 | 19:01

Dy këshilltarë që kanë punuar me Bujar Nishanin tregojnë si kanë rënë në kontakt me ish-Presidentin, dhe si ishte bashkëpunimi me të.

Flamur Gashi, Ish-ambasador, Ish-këshilltar për Çështjet e Rajonit dhe Diasporën në Presidencë, rrëfen se Nishanin e ka njohur në fillim të viteve 90’ kur ishte shef i Protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Gashi tha se atëherë Nishani ishte djalë i ri, elegant, tepër korrekt në punën e tij dhe jashtëzakonisht miqësor e paqësor.

“Raportet tona u intensifikuan pas vitit 1997, dhe pas vitit 2005 kemi pas bashkëpunim të ngushtë”, u shpreh Gashi.

Ai ka qenë Këshilltar për 3 vite për Çështjet e Rajonit dhe Diasporës dhe e quan veten fatlum që ka bashkëpunuar “me një burrë shteti si Bujar Nishani”.

Ledina Mandija, ish-zevendes Kryeministre, tregon po ashtu si është njohur me Nishanin dhe bashkëpunimet që ka pasur me të.

“Në fillim njohjen e kisha në distancë, nga persona që e kishin mik nga PD-ja dhe flisnin me superlativa për të”, u shpreh Mandija në emisionin “Sot”.

“Në vitin 2010, Nishani, kur ishte Ministër Drejtësie, më ka komunikuar funksionin tim si avokate e përgjithshme e shtetit, në varësi të ministrit të drejtësisë”, vijoi ajo.

Mandija tha se me Nishanin kanë pasur bashkëpunim maksimal, dhe kanë bërë punë shumë të mira për të mbrojtur interesat e Shqipërisë, brenda vendit dhe ndërkombëtarisht.

Edhe kur ishte president, bashkëpunimi i tyre vijoi pasi Mandija u bë Këshilltare Ligjore e atëherë president, Nishanit.

“Kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe kemi bërë një punë shumë voluminoze”, u shpreh ajo.

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani humbi jetën më 28 maj. Pak ditë para vdekjes ai u nis drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026