Këtë javë temperaturat mbi 40 gradë, kujdes problemet me zemrën

11 Korrik 2023 | 07:10

Kjo javë do të jetë shumë e nxehtë dhe këtë gjë e konfirmoi dje edhe Lajda Porja nga Meteolab. Temperaturat që të rriten akoma më shumë nga dita e nesërme duke bërë që të premten te jenë akoma më të lara, mbi 40 gradë.

Madje nuk do duken çudi edhe kur termometri të shënojë 42 gradë sikurse ka ndodhur në Kinë apo në Spanjë. 

Por i nxehti padayshim që sjell edhe shumë dëme në shëndet, sidomos probleme që lidhen me zemrën ndaj të gjithë duhet të kenë kujdes.  Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin po ashtu.

Në një ditë të nxehtë trupi qarkullon çdo minutë 2 deri në 4 herë më shumë gjak se në ditët e ftohta. Qarkullimi i tepërt i gjakut si një proçes për të ftohur trupin e bën zemrën të punojë disa herë më shumë se normalja. Ky sforcim i vazhdueshëm dhe për kohë të gjata mund të çojë në dobësim të zemrës dhe rrezik të atakut apo infarktit.

Më të rrezikuarit sigurisht janë personat që kanë pasur probleme të mëparshme me zemrën, sëmundje të diabetit apo presionit të lartë të gjakut.

Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë procese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet. Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave

Koalicioni i përbërë nga CDU, CSU dhe SPD ka rënë dakord për 34 masa, të cilat përfshijnë ulje të taksës mbi të ardhurat për shtresat...
17:41 | 02/07/2026

Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata

Sistemi EES, një mekanizëm për regjistrimin e shtetasve të huaj që hyjnë dhe dalin nga zona Schengen, rrezikon të shkaktojë kaos në aeroportet evropiane gjatë...
17:26 | 02/07/2026

Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes

Prodhimi i pjeshkës dhe nektarinës në Lumas të Cërrikut ka qenë i bollshëm këtë vit, por fermerët thonë se çmimet e ulëta të shitjes po...
17:06 | 02/07/2026